SHBA: Ukraina mund të përdorë raketat perëndimore për të goditur brenda Rusisë

13 Shtator 2024 | 08:19

Shtetet e Bashkuara sinjalizuan të enjten se mund ta lejojnë Ukrainën që të godasë me raketa në brendësi të Rusisë për të shkatërruar armët e vendosura nga Moska për të ndërmarrë sulme ajrore në të gjithë Ukrainën.

“Do të përshtatemi sipas nevojës, përfshirë edhe mjetet që janë në dispozicion të Ukrainës për t’u mbrojtur në mënyrë efektive kundër agresionit rus”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë shtypi në Varshavë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj “gjithmonë” do të marrin parasysh nevojat e Ukrainës në fushën e betejës.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se Moska po përfitonte nga hezitimi i aleatëve perëndimorë të Kievit për ta lejuar Ukrainën të godiste më thellë në territorin rus.

“Vonesa në këtë proces çon në zhvendosjen e këtyre objektivave ushtarake ruse më thellë brenda Rusisë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë që e mbështesin Kievin e kanë kushtëzuar furnizimin e vazhdueshëm të Ukrainës me raketa duke kufizuar përdorimin e tyre në sulme brenda Rusisë. Një nga arsyet është frika e përhapjes së luftës mbi 30 mujore.

Ukraina e ka sulmuar Moskën me dronë dhe ka goditur me artileri objektiva pranë kufirit Ukrainë-Rusi, por Presidenti Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj perëndimorë ta lejojnë Kievin të godasë objektivat ku Rusia ka raketat që përdor për të sulmuar territorin ukrainas.

Rusia e ka shtuar valën e bombardimeve nga ajri gjatë pesë javëve të fundit në vend të përpjekjeve për të rimarrë territorin e saj të Kurskut të pushtuar nga forcat ukrainase gjatë një sulmi të befasishëm në fillim të gushtit.

Sekretari Blinken foli të enjten së bashku me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, një ditë pasi ai dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, u takuan me zyrtarët ukrainas në Kiev për të folur mbi gjendjen e luftës dhe ato që ata i konsiderojnë se janë nevojat e tyre imediate.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026