Shefi i FBI-së paralajmëron se ”Kina po bën çdo gjë për tu kthyer në një superfuqi të vetme në botë”
Partia Komuniste Kineze po organizon një “fushatë të ndikimit të huaj” për të siguruar që Kina të bëhet “superfuqia e vetme në botë”, tha të martën Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.
“Kina është e angazhuar në një përpjekje të plotë të shtetit për t’u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm”, tha ai.
Wray theksoi se “dëmi ekonomik për bizneset amerikane dhe ekonominë në tërësi nuk i kundërshton këto llogaritje”.
Ai tha se amerikanët ishin viktima të pronës masive dhe vjedhjeve intelektuale nga Kina.
“Nga afro 5,000 çështjet aktive të FBI-së, që janë hapur në të gjithë vendin, gati gjysma janë të lidhura me Kinën,” tha Wray.
Shefi i FBI gjithashtu detajoi se si Kina po ushtron presion ndaj akademikëve, gazetarëve, si dhe mediave amerikane dhe gjigandëve sportivë për të shtypur kritikat ndaj vendit, në veçanti në lidhje me afrimin e saj ndaj Hong Kongut dhe Tajvanit.
Ai shtoi se diplomatët kinezë gjithashtu janë “duke kërkuar mbështetje për trajtimin e Kinës ndaj krizës së COVID-19 në nivel federal dhe shtetëror.
“Kjo fushatë e Kinës ka për qëllim të godasë politikat tona, qëndrimet tona”. Ai theksoi se pjesëtarë të tjerë të administratës Trump, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Shtetit do të analizojnë në javët në vazhdim, shqetësime të tjera për sa i përket sjelljes gjithnjë e më agresive të Kinës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta