Shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë rezulton pozitiv me COVID-19

7 Nëntor 2020 | 10:42

Shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, i cili është shfaqur shpesh në evente publike pa mbajtur maskë, është diagnostikuar me COVID-19.

Edhe një tjetër asistent i fushatës elektorale po ashtu ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Meadows, këshilltar i lartë i Trump dhe ish-ligjvënës i Karolinës së Veriut, e ka shoqëruar presidentin rregullisht gjatë ditëve të fundit të fushatës.

Meadows ishte dhe në festën që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë në natën e zgjedhjeve ku ishin të pranishëm dhjetëra mbështetës të Trump.

Trump e ka nënvlerësuar shpesh ashpërsinë e virusit teksa kohët e fundit edhe në Shtetet e Bashkuara ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja.

Presidenti u shtrua në spital për një kohë të shkurtër kur u diagnostikua me coronavirus. Bashkëshortja dhe djali i tij po ashtu rezultuan pozitiv në tetor.

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien, po ashtu ka qenë i infektuar ndërsa ish-kandidati presidencial i Republikanëve, Herman Cain, ndërroi jetë në korrik pasi mori pjesë në një prej tubimeve të Trump.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026