Shefi i NATO-s, Stoltenberg takon Erdogan, ndalet edhe në Greqi
6 Tetor 2020 |
08:30
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ndalet sot në Greqi ku pritet të diskutohet për raportet e tensionuara me Turqinë sa i përket situatës në ujërat e Mesdheut Lindor.
Aleanca ka bërë me dije se të dyja vendet kanë instaluar një mekanizëm ushtarak për të shmangur një përplasje të mundshme në det.
Përpara udhëtimit në Athinë Shefi i NATO-s u takua në Ankara me presidentin e Turqisë Erdogan ku diskutua edhe për situatën në rajonin e Nagorno–Karabakh ku vijojnë luftimet pa kursyer edhe civilët.
Ndërsa Stoltenberg bëri thirrje për armëpushim, Turqia i kërkoi Aleancës Euroatlantike që të kërkojë tërheqjen e forcave armene nga rajoni i diskutueshëm.
Turqia, anëtare e NATO-s ka premtuar solidaritet të plotë me Azerbajxhanin.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta