“Gjiknuri duhet të ishte para drejtësisë”, Shehaj: Rama u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit

9 Mars 2021 | 20:03

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thotë se Shqipëria në tetë vite është qeverisur nga një qeveri, e cila sipas tij është thellësisht e korruptuar.

I pranishëm në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Shehaj thotë se Partia Socialiste në listat e kandidatëve për deputetë u ka prezantuar shqiptarëve një skuadër korruptive.

“Kemi të bëjmë më një kryeministër që ka qeverisur në mënyrë thellësisht korruptive për tetë vjet. Ai u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit, nuk i vendos në krye, por nga mesi dhe e kamuflon dhe u thotë njerëzve se në Vlorë mos shikonin Gjiknurin, i cili minimalisht sot duhet të ishte para drejtësisë. Kemi të bëjmë me një lojë”, tha ai.

Ai konkretisht foli për qarkun e Durrësit, ku shtoi se PS-ja ka vendosur tre individë që janë të lidhur me krimin e organizuar.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se PS-ja i ka zgjedhur këta emra në Durrës për vetë faktin se i duhen të ushtrojnë presion mbi zgjedhësit.

“Ka të paktën tre individë, që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe kanë dalë në përgjime. Duhen në Durrës, sepse PS rrezikon një disfatë elektorale dhe i duhen për të blerë vota dhe për të bërë presion mbi zgjedhësit”, theksoi z. Shehaj. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021