Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)

7 Korrik 2026 | 08:46

Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të mëngjesit në BJ’s Ëholesale Club në Ocean Toënship. Policia, Zyra e Sherifit të Qarkut Monmouth dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëhetë në vendin e ngjarjes ku nga pamjet e publikuara u shkaktua një dëm i madh material.

Sipas autoriteteve, dy persona mbetën pjesërisht të bllokuar nën rrënoja, por ata arritën të liroheshin dhe të dilnin të sigurt nga ndërtesa.

“Ky incident është një tjetër kujtesë se sa shpejt moti ekstrem mund të krijojë kushte të rrezikshme dhe të paparashikueshme”, tha Sherifi Sean Golden.

Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës, duke thënë se pavarësisht përmbytjeve dhe kushteve të vështira në zonë, agjencitë punuan së bashku në mënyrë efektive për të siguruar që të gjithë në dyqan të ishin të sigurt. Nuk u raportuan të lënduar nga shembja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha të martën se aleatët do të blejnë deri në pesë raketa Northrop Grumman. Dronet mbikëqyrëse janë në...
10:09 | 07/07/2026

Gjykata rrëzon përpjekjet e Trump për shtyrë pagimin e dëmshpërblimit 5.8 milionë dollarësh ndaj Jean Carroll

Përpjekja e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump për të vonuar pagesën prej 5.8 milionë dollarësh ndaj E Jean Carroll, është refuzuar me forcë nga një...
09:48 | 07/07/2026

Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA

Fundjava festive në SHBA nuk kaloi pa inicidente teksa raportohet se pati shpërthime dhune me armë që morën dhjetëra jetë dhe lanë shumë të tjerë...
09:31 | 07/07/2026