Shembja e ndërtesës në Majemi, 5 të vdekur dhe 156 të humbur

27 Qershor 2021 | 11:30

Ndërsa bilanci i viktimave u rrit në 5 persona, anëtarë të komunitetit të Sërfsajd, në Majemi të Floridës u mblodhën pranë godinës së shembur, nën rrënojat e të cilës llogaritet se ndodhen rreth 150 persona.

Grupi i banorëve bëri homazhe në një memorial të improvizuar duke vendosur lule, fotografi të personave të humbur dhe shënime për të dashurit e tyre.

Miq dhe familjarë u përqafuan me njëri-tjetrin dhe u lutën që personat e konsideruar të humbur të gjenden të gjallë.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet.

Të ndihmuar nga qentë e stërvitur, rreze skanimi infra të kuqe dhe pajisje të tjera, ata shpresojnë se xhepat e ajrit të formuara nën rrënoja mund t’i mbajnë gjallë personat e bllokuar.

Por, operacionet po hasin vështirësi për shkak të një zjarri, origjina e të cilit është thellë në pjesët e shembura të godinës dhe i vështirë për t’u arritur.

Ndërtesa kishte mbi 130 apartamente, 80 prej të cilave ishin të banuara.

Një raport i publikuar në vitin 2018 mbi gjendjen e saj, fliste për një dëm të madh në strukturë, të konstatuar nga inxhinierët dhe përkeqësim të gjendjes së çimentos në garazhin nëntokësor të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026