Shëndeti mendor i fëmijëve, Macron premton këshillim falas psikologjik për fëmijët dhe adoleshentët

17 Prill 2021 | 11:56

Shëndeti mendor i të rinjve është bërë një shqetësim kryesor gjatë krizës shëndetësore dhe një ishte nga arsyet pse Franca vonoi vendosjen e kufizimeve kombëtare gjatë muajit mars.

Në kushte të tilla, presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në pediatrinë në Reims premtoi këshillim falas psikologjik për fëmijët dhe adoleshentët.

Fëmijët e moshës nga tre vjeç deri në 17-vjeç do të kenë të drejtë për 10 seanca falas me një psikolog.

“Ne kemi vendosur të rimbursojmë 100 përqind kujdesin psikiatrik për fëmijët, bazuar në një recetë të mjekut të familjes ose shkollës, psikiatrit ose personelit të spitalit, 10 seanca do të rimbursohen plotësisht. Kështu që familjet do të kenë akses në ndihmën e parë nga psikologët dhe do të të ndihmohen financiarisht. Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë efektet që kanë pasur mbi fëmijët dhe adoleshentët mbyllja e shkollës, qendrave sportive, sepse traumatizojnë më të vegjlit dhe jeni ju ata që duhet t’i ndihmoni më pas”, u shpreh Emmanuel Macron, presiden i Francës.

Sipas sondazheve të kryera nga Shëndeti Publik në France, përqindja e francezëve që raportojnë ankth ose depresion është rritur ndjeshëm që nga mbyllja e parë, duke prekur gati një të tretën e popullsisë.

Psikiatrët thonë se vdekjet e të dashurve nga COVID-19, përçarjet e jetës, mjegullimi i të ardhmes kanë pasur efekte shkatërruese në shëndetin mendor të një numri alarmant të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Mjekët kanë raportuar gjithashtu rritje të urgjencave psikiatrike që përfshijnë vetëvrasje në tentativë, vetëlëndim, sulme paniku dhe simptoma të tjera të ankthit mendor.

Përtej paketës së urgjencës, Emmanuel Macron premtoi se më shumë përgjigje strukturore do të diskutohen në konferencën për shëndetin mendor të planifikuar për këtë verë.

Në fillim të prillit, qeveria nisi një fushatë publike për të inkurajuar francezët të “flasin” për gjendjen e tyre psikologjike dhe për t’i kujtuar ata për ekzistencën e mbështetjes edhe online.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026