Shfaqja e variantit të ri të COVID-19, OBSH në kontakt me autoritetet britanike, Holanda ndalon udhëtimet me Britaninë

20 Dhjetor 2020 | 09:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar për shfaqjen e një varianti të ri të coronavirusit.

Varianti i ri po përhapet më shpejt se versioni origjinal, por nuk besohet të jetë më vdekjeprurës, bëjnë me dije autoritetet britanike.

Pjesë të mëdha të Anglisë jug-lindore, përfshirë Londrën, tani janë nën një nivel të ri, më të rreptë të kufizimeve në një përpjekje për të frenuar virusin që përhapet me shpejtësi. Nuk ka asnjë provë që sugjeron se varianti i ri reagon ndryshe ndaj vaksinave.

Për shkak të situatës së re në Britani, Holanda vendosi të ndalojë fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në 1 janar, tha qeveria Holandeze.

Masa vjen pas marrjes së mostrave të një rasti në Holandë gjatë këtij muaji kur u zbulua i njëjti variant i ri i coronavirusit që u gjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria Holandeze gjithashtu tha se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët në vijim për të “eksploruar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut të llojit të ri të virusit”.

Megjithëse ka “pasiguri të konsiderueshme”, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai i vjetri.

Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë aktuale për të sugjeruar se varianti i ri shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026