‘Shi’ raketash mes dy Koreve, Jugu i përgjigjet kërcënimit të Veriut

2 Nëntor 2022 | 20:00

Sirenat e alarmit ranë të mërkurën në një ishull koreano-jugor, pasi Korea e Veriut qëlloi një seri raketash në drejtim të tij, duke detyruar banorët të evakuohen dhe të fshihen në streha nëntokësore.

Një prej raketave ra në zonën detare që kontestohet mes dy Koreve. Menjëherë më pas, Jugu u përgjigj duke qëlluar raketat e tij në të njëjtën zonë.

“Mëngjesin e sotëm, Korea e Veriut qëlloi tre raketa balistike, një prej të cilave ra në detin Lindor, në jug të Vijës Kufitare Veriore. Kjo është hera e parë që një raketë koreano-veriore bie pranë ujërave tona territoriale. Kjo është e paprecedent dhe e papranueshme. Ushtria jonë do t’i përgjigjet këtij akti”, tha Kang Shin Chul, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Japonia, e cila e quajti kërcënimin e Penianit “të palejueshëm”.

“Së fundmi ata kanë qëlluar një seri raketash balistike njëra pas tjetrës dhe në mënyrë të njëanshme kanë përshkallëzuar provokimet. Veprimet e Koresë së Veriut kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ato janë të palejueshme”, u shpreh Yasukazu Hamada, ministër i Mbrojtjes i Japonisë.

Së fundmi, sipas disa fotografive të Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane me seli në Penian, vetë lideri koreano-verior Kim Jong Un mbikëqyri një testa raketash, në një lokalitet të mbajtur të fshehtë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026