Shiten në ankand për 300,000 euro syzet e Mahatma Gandhit

22 Gusht 2020 | 15:21

Një palë syze të rrumbullakëta, të cilat dikur zotëroheshin nga Mahatma Gandhi, janë shitur në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar për 300,000 euro.

“Ne i gjetëm ato katër javë më parë në kutinë tonë postare, të lëna aty nga një zotëri, xhaxhait të të cilit ja kishte dhuruar Gandhi”, shkruan faqja e ankandit në Instagram.

Ghandi “shpesh i jepte syzet e tij të vjetra apo ato që nuk i donte më për personat në nevojë”.

Syzet e shitura se fundmi i janë dhuruar xhaxhait të personit që i shiti në vitin 1920.

“Mendohet të jenë dhuruar nga Ghandi në shenjë falenderimi”, shkruan shtëpia e ankandit.

Çmimi fillestar ishte menduar të arrinte deri në 11,000 deri në 17,000 euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026