Shitet për 1.1 milion dollarë në një ankand ora e Adolf Hitler
Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim, ka inicialet A.H të gdhendura në të.
Katalogu i produkteve për orën thotë se mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.
Një vlerësim nga shtëpia e ankandit thotë se ora u mor si një suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan Berghof, vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945.
Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin në Maryland. Megjithatë, shtëpia e ankandeve – e cila ka shitur relikeve naziste në të kaluarën, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë, shkruan BBC.
Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve, gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.

LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë