Shkëlqyen në botëror, yjet e merkatos dimërore drejt lëvizjeve të bujshme
Ende pa nisur zyrtarisht merkato dimërore janë zbuluar lëvizjet e para. Lojtarët që kanë shkëlqyer në Botëror janë drejt transferimeve të mëdha, teksa njëri prej tyre është dhe mesfushori Enzo Fernandez.
Padyshim nga lojtarët më të mirë të botërorit, Enzo Fernandez është në orbitën e skuadrave më të mëdha evropiane. 21-vjeçari shkëlqeu me Albicelesten në Katar, teksa duket se Benfica do ta ketë të pamundur ta mbajë ende në skuadër. Së fundmi është Chelsea ajo e cila është future në garë dhe ofron plot 130 milionë euro. Ishin Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid të parat të cilët shprehën interes, por tashmë situata ka ndryshuar.
Merkato pritet të jetë e nxehtë, teksa një tjetër emër është ai i Osimhen. Nigeriani shkëlqeu me paraqitjet e tij këtë sezon tek Napoli, ndërkohë Arsenali është favoriti kryesor për të nënshkruar me 23-vjeçarin. Zëvendësuesi i tij tek napoletanët do të jetë Beto, portugezi që aktivizohet tek Udinese.
LEXONI GJITHASHTU
- UEFA publikon renditjen për klubet evropiane, kryeson Manchester City
- Cristiano Ronaldo afër transferimit të bujshëm, gati testet mjekësore
- “Iu vendos ndalim politik”- Erdogan flet për dështimin e Ronaldos në botëror
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë