“Iu vendos ndalim politik”- Erdogan flet për dështimin e Ronaldos në botëror
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar performancën e disa prej yjeve të futbollit në Kupën e Botës që lamë pas.
Duke u ndalur të Cristiano Ronaldo, Erdogan tha se ylli portugez iu nënshtrua një “ndalimi politik” gjatë Kupës së Botës, për shkak të mbështetjes ndaj Palestinës
“Ata e kanë shpërdoruar Ronaldon. Fatkeqësisht, ata vendosën një ndalim politik ndaj tij”, tha Erdogan të dielën teksa fliste në një ngjarje rinore në provincën lindore të Erzurum.
“Dërgimi i një futbollisti si Ronaldo në fushë vetëm 30 minutat e mbetura, i prishi psikologjinë dhe i hoqi energjitë”, tha Erdogan.
“Ronaldo është dikush që qëndron për çështjen palestineze,” shtoi ai.
“Sipas informacioneve që kam, Ronaldo do të shkoj në Arabinë Saudite”, theksoi Erdogan.
Ai ndër të tjera shtoi se Argjentina e meritoi suksesin në Botëror.
“Messi? Deçiziv, pavarësisht moshës. Mbappe? Ai është e ardhmja”, u shpreh presidenti turk.
Kujtojmë se Ronaldo nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë publike për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, pavarësisht raporteve dhe fotografive të rreme që shfaqen periodikisht në internet.
Një histori e përhapur gjerësisht më rrjete sociale, mbështeste lajmin se Ronaldo kishte dhuruar 1.5 milion euro për palestinezët, duke nxjerrë në ankand këpucën e artë. Por ky lajm u mohua në vitin 2019 nga një kompani e menaxhimit sportiv që përfaqësonte futbollistin.
LEXO GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë