Ronaldo i kërkon rreth 20 milionë euro Juventusit

4 Dhjetor 2022 | 17:33

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit që t’i paguajë tarifën prej 19.9 milionë euro të rënë dakord fshehurazi gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19.

Një hetim është hapur për “Bianconerët” pas raportimeve se ata në fshehtësi ranë dakord të paguanin lojtarët e tyre gjatë muajve të parë të pandemisë COVID në vitin 2020, pavarësisht se publikisht deklaruan se pagesat e pagave ishin pezulluar përkohësisht.

Këto marrëveshje nuk iu komunikuan federatës italiane të futbollit apo bursës, duke u mbajtur jashtë bilanceve të raportuara.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Ronaldo dëshiron që Juventusi t’i paguajë tarifën prej 19.9 milionë euro të rënë dakord në vitin 2020. Ai kishte pranuar publikisht të bënte ulje të pagës, por fshehurazi nënshkroi një marrëveshje me klubin që i garantonte atij 19.9 milionë euro, madje edhe nëse do të largohej nga Torino, raporton KosovaPress.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026