Shkencëtarët: Lehtësimi i masave në Mbretërinë e Bashkuar i nxituar dhe i rrezikshëm

30 Maj 2020 | 13:35

Një ekspert i sëmundjeve infektive nga Britania, njëkohësisht dhe anëtar i grupit të këshillit qeveritar, ka folur kundër heqjes së disa prej masave kufizuese në Angli duke e cilësuar si “të rrezikshme”.

Nga e hëna në Angli do të lejohet grumbullimi në ambiente të jashtme i më shumë se 6 personave që nuk janë nga e njëjta familje, por duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Nxënësit e shkollave fillore do të mund të kthehen në bankat e shkollës, teksa më herët gjatë javës qeveria prezantoi sistemin e gjurmimit të kontakteve.

Profesor John Edmunds shprehu shqetësimin e tij mbi aftësinë e vendit për të frenuar përhapjen e virusit nën masat e reja.

Ai tha se çështja më e rëndësishme është numri ende i lartë i rasteve të reja, ku theksoi 8 mijë rastet e reja në një ditë vetëm në Angli.

“Edhe nëse nuk vjen një valë e dytë dhe mbajmë këtë ritëm, kjo prapë së prapë do të rezultojë në një shifër të lartë të infektuarish me kalimin e kohës”, tha Edmunds, duke shtuar “dhe do të vdesin njerëz”.

 

Lexoni gjithashtu: 

HARTA l Cilat vende europiane kanë hapur kufijtë e tyre?

Sondazhi i Euronews: COVID-19 ka dobësuar argumentet në favor të BE

Shkencëtarët e Oksfordit nisin fazën e dytë të testeve për vaksinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026