Mbi 1 milion viktima nga COVID-19 në Europë
Të hënën, vdekjet nga koronavirsi në Europë kaluan kufirin e një milion, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pandemia kishte arritur një “pikë kritike”.
Sipas përllogaritjeve, numri i të vdekurve në vendet e Evropës, arriti në të paktën 1,000,288.
Kjo është një shifër e lartë, pasi në Amerikën Latine dhe Karaibet deri më tani janë shënuar 832,577 vdekje, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada 585,428 vdekje dhe në Azi 285,824 vdekje.
“Tani jemi në një pikë kritike të pandemisë,” u tha gazetarëve Maria Van Kerkhove, drejtuesi teknik i OBSH-së për COVID-19.
“Trajektorja e kësaj pandemie po rritet. Ajo po rritet në mënyrë eksponenciale. Kjo nuk është situata që duam të jemi në 16 muaj pandemi, kur kemi provuar masa kontrolli,” tha ajo.
Sipas të dhënave të përpiluara nga AFP, gjashtë vende përbëjnë gati 60% të të gjitha vdekjeve nga koronavirusi në Evropë:
Lista me vendet e prekura më shumë nga COVID-19
- Mbretëria e Bashkuar me 127,100 vdekje;
- Italia me 114,612 vdekje;
- Rusia me 103,263 vdekje;
- Franca me 99,163 vdekje;
- Gjermania me 78,452 vdekje;
- Spanja me 76,525 vdekje.
Por, edhe brenda këtij grupi vendesh, ka diferenca të rëndësishme. Mbretëria e Bashkuar, pasi regjistroi deri në 8,700 vdekje në një javë në fund të janarit, ka parë rënien e epidemisë ndjeshëm në javët e fundit, me vetëm 238 vdekje të regjistruara në shtatë ditët e fundit.
Vendi filloi të lehtësonte kufizimet të hënën pasi 60% e popullsisë së rritur mori një dozë të parë të vaksinës.
Vende të tjera si Italia (3,200 vdekje që nga e marta e kaluar), Rusia (2,500) dhe Franca (2,200) po luftojnë me një valë të tretë vdekjeprurëse.
Lidhur me vdekjet në raport me popullsinë, vendet më të prekura në Evropë janë: Republika Çeke, e cila u rendit e para me 261 vdekje për 100,000 banorë, e ndjekur nga Hungaria (245) dhe Bosnja dhe Hercegovina (228).
Ndërsa evropianët përbëjnë një të nëntën e popullsisë botërore, vdekjet e regjistruara në Evropë përfaqësuan më shumë se një të tretën e 2.94 milionë viktimave të pandemisë së regjistruar në të gjithë botën.
Lexoni gjithashtu:
Nis lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID në disa shtete të Evropës
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta