Shkon në 36 numri i viktimave nga sulmi në Tajlandë, mes tyre 23 fëmijë

6 Tetor 2022 | 15:21

Të paktën 36 persona kanë vdekur, mes tyre 23 fëmijë, në masakrën në një qendër të kujdesit për fëmijët në verilindje të Tajlandës.

Sulmuesi i dyshuar, i cili është identifikuar si ish-polici 34-vjeçar Panya Kamrab, ishte paraqitur në gjykatë për akuzat e drogës në orët para sulmit në çerdhe.

“34-vjeçari shkoi të kërkonte djalin e tij dy vjeçar, por djali nuk ishte aty, kështu që ai filloi të qëllonte si dhe të godiste me thikë njerëzit në çerdhe,” i tha CNN shefi i policisë lokale, gjenerali Paisan Luesomboon.

I dyshuari më pas “arriti të futej në një dhomë ku flinin 24 fëmijë së bashku. Të gjithë fëmijët përveç njërit vdiqën në atë dhomë.  Ai përdori gjithashtu një thikë për të goditur fëmijët dhe stafin në qendër,” tha Luesomboon, duke shtuar se Kamrab në ato momente ka qenë i droguar.

Pas sulmit në çerdhe, i dyshuari mori rrugën për në shtëpi ku vrau gruan dhe njerkun.

Ai gjithashtu shënjestroi disa kalimtarë në udhëtimin e tij për në shtëpi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026