Shoqatat e biznesit 10 kërkesa qeverisë: Plotësojini ose hyjmë në grevë
Për të dalë nga kriza dhe rreziku i falimentit, sipërmarrjeve të vogla u nevojitet mbështetje në vlerën 400 milionë euro. Platforma me 10 pika është shpalosur sot nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, të cilat i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë menjëherë.
Ne jemi të gjithë dëshmitarë të krizës së muajve mars-prill… Sot, bizneset në vend janë hapur, por operojnë me një numër të kufizuar punonjësish. Për t’u rimëkëmbur, ata kërkojnë nga qeveria në formë bonusi e amnistie një paketë urgjente financiare për 6 muajt në vijim.
“Të jepet 1200 euro për çdo biznes deri në fund të 6-mujorit, por japim dhe një shifër tjetër që mund të lëvrohen 200-400 milionë euro”, tha Albert Nasto, Kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël.
Nasto thotë se, bonusi, përgjysmimi i taksave, falja e detyrimeve tatimore janë kërkesat të realizueshme, dhe për këtë i referohet paketave të ndihmës në vendet fqinje.
“Po të shikosh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ato janë duke marrë paketën e katërt”, deklaroi Nasto.
Por, në rast se qeveria nuk angazhohet për të marrë në konsideratë këto propozime?
“15 ditë po i lëmë kohë qeverisë sepse koha nuk pret…pas 15 ditëve ne do të ndërmarrim ato hapa që na jep ligji, që nga greva, protesta, mbyllja e subjekteve, apo dalje dhe lypje në rrugët e Tiranës”, shtoi Kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Shoqata, në vend operojnë 105 mijë biznese të vogla, ndërsa brenda këtij viti kanë mbyllur aktivitetin 38 mijë të tilla.
Kërkesat e biznesit të vogël
1. Të nxisë planin e rimëkëmbjes
2. Të përgjysmohen tarifat dhe taksat vendore
3. Të kompensohen faturat e energjisë elektrike dhe të ujit
4. Të falen e detyrimet tatimore dhe doganore
5. Qeveria të paguajë 50% të qirasë për bizneset qiramarrëse
6. Bonus mujor për punonjësit e dalë të papunë nga Pandemia
7. Bonus 1200 euro për çdo biznes për 6 muaj
8. Fond garancie për kreditimin me interesa deri në 2%
9. Nisma Stop Korrupsionit të jetë në qendër të vëmendjes
10. Të largohen të korruptuarit nga administrata
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta