Shpërndahen vaksinat në SHBA, ngarkesat e para lënë fabrikën e kompanisë ”Pfizer”

13 Dhjetor 2020 | 15:21

Punëtorët në një fabrikë të kompanisë “Pfizer” në Miçigan dërguan mëngjesin e së dielës ngarkesat e para me vaksinën anti-COVID, duke i dhënë jetë projektit më të madh dhe më kompleks të shpërndarjes së këtij ilaçi në Shtetet e Bashkuara.

Pamje të agjencive të lajmeve treguan punonjës të maskuar që lëviznin kuti prej kartoni që përmbanin vaksinën dhe i vendosnin ato në frigoriferë të mëdhenj blu, përpara se t’u vendosej etiketa.

Punëtorët duartrokitën dhe vërshëllyen teksa kutitë e para u vendosën në kamionët në pritje.

Momenti kulmor vjen në një kohë kur vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po rriten ndjeshëm dhe kur do të duhen muaj përpara se qytetarët amerikanë të marrin vaksinën.

Qeveria federale planifikon të shpërndajë 2.9 milionë doza në 64 shtete, territore amerikane dhe qytete te mëdha. Edhe pse qeveria federale po koordinon operacionet e shpërndarjes, u takon shteteve të vendosin në mënyrë individuale se cila kategori do të marrë dozat e para.

Aktualisht, qeveria federale po i dërgon ngarkesat në më shumë se 600 lokalitete.

Kompani të industrive të shumta po lobojnë në nivel shtetëror dhe federal për të siguruar prioritetin për punonjësit e tyre për t’u vaksinuar.

Entet rregullatorë amerikane autorizuan të premten përdorimin e vaksinës se “Pfizer BioNTech”  dhe sherifët amerikanë do të shoqërojnë për arsye sigurie ngarkesat nga fabrika në destinacionin final.

 

Lexoni gjithashtu: 

SHBA licencon përdorimin e vaksinës anti-COVID të Pfizer-BioNTech

“Moderna” nis testimin e vaksinës për COVID-19 te adoleshentët

SHBA drejt miratimit të vaksinës Pfizer, paneli këshillues jep dritën jeshile KOMENTE

SHBA thyen rekordin botëror për numrin e viktimave nga COVID-19 në një ditë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026