Shpërndarja e vaksinës së Pfizer mund të fillojë brenda dhjetorit
Vaksina e COVID-19 mund të shpërndahet brenda këtij viti. Shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin u shpreh se vaksina eksperimentale e prodhuar në bashkëpunim me Pfizer mund të aprovohet në mes të dhjetorit nga rregullatorët amerikanë dhe evropianë, nëse gjithçka shkon mirë.
Miratimi i kushtëzuar në Bashkimin Evropian, sipas Ugur, mund të arrihet në gjysmën e dytë të dhjetorit, por kjo do të varet nga kërkesat që kompanitë do të marrin dhe nëse do të plotësohen kushtet.
Më herët gjatë javës, Pfizer garantoi se vaksina është 95% efektive dhe ndihmon sidomos në parandalimin e humbjes së jetës te pacientët e moshuar.
Megjithëse, Pfizer dhe BioNTech janë dy kompanitë e para që publikuan një rezultat të lartë të efektivitetit, ka patur edhe kompani të tjera pas tyre, si Moderna, që kanë shfaqur një përqindje të ngjashme në testimet e vaksinave të mundshme anti-Covid.
Kjo e rrit edhe garën mes kompanive dhe vendeve të ndryshme në prodhimin e një vaksine që do të jetë efikase në parandalimin e pandemisë së COVID-19
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta