Shpërthim me bombë në Kolumbi, të paktën 36 të plagosur

16 Qershor 2021 | 11:17

Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi bëri me dije se të martën një shpërthim bombe në një bazë ushtarake në qytetin kufitar kolumbian të Cucuta, plagosi 36 persona.

Shpërthimi ndodhi në një bazë të përdorur nga Brigada e 30-të e Ushtrisë në qytetin verilindor afër kufirit me Venezuelën.

“Ne e refuzojmë dhe e hedhim poshtë këtë akt të poshtër dhe terrorist që tentoi të sulmonte ushtarët e Kolumbisë,” u tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes, Diego Molano.

“Tridhjetë e gjashtë persona u plagosën. Tre prej tyre janë rëndë,” shtoi ai.

Njëri prej të plagosurve është operuar, tha Molano, dhe 29 janë të shtruar në spital.

Pavarësisht nga një marrëveshje paqeje në vitin 2016 me rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), ushtria e Kolumbisë vazhdon të luftojë me guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), bandat e krimit dhe ish-anëtarët e FARC që refuzojnë marrëveshjen.

Numri i dëmtimeve mund të ishte më i lartë, por shumica e personelit ishin në karantinë, prej COVID-19.

​​Fotografitë dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan një automjet të bardhë të shkatërruar në flakë.

Presidenti Ivan Duque tha në Twitter se do të udhëtonte në Cucuta për t’u takuar me udhëheqësit ushtarakë dhe autoritetet lokale, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026