Shpërthim në minierën në Turqi| 28 viktima, dhjetëra të tjerë të bllokuar

15 Tetor 2022 | 09:51

Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mbeten të bllokuar në nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë veriore.

Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit, gjysma e tyre ndodhej në  300 metra thellësi.

Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër shkëmbinj në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë minatorë.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Ministri i Energjisë i Turqisë tha se kishte indikacione fillestare se shpërthimi ishte shkaktuar nga gazi brenda minierës, i cili është  përbërje metani duke formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit.

Ka pasur shembje të pjesshme brenda minierës,  u shpreh ministri t duke shtuar se nuk kishte zjarre të vazhdueshme dhe se ventilimi po funksiononte siç duhet.

Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit.

Në vitin 2014 në Turqi u regjistrua një ngjarje e rëndë në minierat e qymyrit ku pas një shpërthimi humbën jetën 301 persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026