Mbi 10 të plagosur, 5 të humbur pas shpërthimit në parkun industrial në Gjermani

27 Korrik 2021 | 11:30

16 persona janë plagosur dhe 5 nuk dihet ku janë pas shpërthimit në një qendër përpunimi mbeturinash të industrisë së kimikateve në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.

Disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike, konfirmoi bashkia.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit në një incinerator në Leverkusen, qytet në landin Rini Veriut-Vestfalia.

Bashkia tha se një rezervuar lëndësh tretëse kishte marrë flakë disa orë pas shpërthimet , por duhej shkëputur një kabllo elektriciteti përpara se të ndërhynin për të shuar zjarrin.

“Situata në Leverkusen është ende e turbullt për momentin. Jemi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat”, njoftoi policia.

Agjencia e mbrojtjes civile të qeverisë gjermane ka paralajmëruar për “rrezik ekstrem”.

Shpërthimi ka ndodhur në pjesën ku përpunohen mbeturinat, deklaroi kompania që operon incineratorin ‘Currenta’.

Chempark, një prej parqeve kimike më të mëdha në Europë, shkroi në Twitter se nuk është ende e ditur se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

“Banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë dyert e dritaret të mbyllura”, shkruan Chempark.

Media lokale WDR ka cituar dëshmitarët që tregojnë se në fillim dëgjuan një shpërthim të fuqishëm e më pas panë shtëllunga tymi që vinin nga fabrika e prodhimeve kimike Bayer, një prej kompanive më të mëdha kimike gjermane.

Autoritetet kanë mbyllur disa prej autostradave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026