Policia irlandeze tha se në mesin e 10 të vdekurve në shpërthimin në Donegal ishin katër burra, tre gra, një djalë adoleshent, një vajzë adoleshente dhe një vajzë tjetër më e re.
Policia tha më herët se tetë persona ishin plagosur, raporton CNN.
Shpërthimi ndodhi pak pas orës 15:00 sipas kohës lokale të premten në County Donegal në stacionin e benzinës Applegreen në periferi të fshatit Creeslough.
Policia nuk ka dhënë një shpjegim për shkakun e shpërthimit.
“Isha në shtëpi kur dëgjova një shpërthim… ishte si një bombë,” kanë thënë qytetarët pranë zonës ku ndodhi shpërthimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cilat shtete lejojnë studentët nga vendet jo anëtare të BE të punojnë gjatë studimit
- FOTO | Çfarë ngeli pas shpërthimit në urën që lidh Krimenë me Rusinë