Shpërthim në një shtëpi në Romë, dy viktima! Dyshime se po organizonin një sulm me lëndë plasëse

20 Mars 2026 | 19:26

Një burrë dhe një grua humbën jetën pas një shpërthimi të regjistruar pasditen e kësaj të premte pranë Romës në Itali. Nga shpërthimi mësohet se u shemb shtëpia ku gjendeshin viktimat e identifikuara si Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone.

Shembja dyshohet se u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar që ata po përgatitnin brenda shtëpisë së braktisur në fermë. Mediat italiane raportojnë se viktimat dyshohet se ishin të lidhura me anarkistin italian Alfredo Cospito, i cili është dënuar me 32 vjet burg dhe po mbahet në kushte të rrepta izolimi.

Prokuroria Publike e Romës ka hapur një hetim. Një nga pistat hetimore është se pajisja e përdorur në kohën e shpërthimit ishte menduar për një sulm që do të kryhej në javët në vijim.

Nuk është përjashtuar mundësia që objektivi të ketë qenë rrjeti hekurudhor dhe grupi Leonardo, një kompani aktive në sektorin e mbrojtjes si dhe një rinisje e fushatës në favor të anarkistit Cospito, duke pasur parasysh skadimin në maj të dekretit të paraburgimit të tij prej katër vitesh nën regjimin 41bis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026