Shpërthimi në depo, hakmerret Moska, dëbon 20 punonjës të ambasadës çeke

19 Prill 2021 | 07:55

Përshkallëzohet përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Cekisë.

Moska dëbon 20 punonjës të ambasadës çeke si hakmarrje ndaj vendimit të Pragës, e cila dëboi më herët 18 diplomatë rusë.

Kryeministri Andrej Babis dhe ministri i tij i Brendshëm dëbuan diplomatët rusë për shkak të akuzave se Moska ishte përfshirë në shpërthimin që ka ndodhur në një depo municionesh në 2014. Babis tha se lëvizja u bazua në “prova të qarta” të siguruara nga inteligjenca çeke.

Dy persona mbetën të vrarë gjatë shpërthimit të vitit 2014 që ndodhi në qytetin e Vrbetice.

Shpërthimi në atë kohë u supozua të ishte një aksident.

Një tjetër shpërthim ndodhi në depo më 3 dhjetor të po atij viti.

Policia Çeke ka identifikuar dy të dyshuar, Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepigov, të dy akuzohen gjithashtu për përfshirje në helmimet e Salisbury në 2018.

Republika çeke do të informojë NATO dhe aleatët e Bashkimit Evropian për dyshimet e saj dhe do të diskutojë çështjen në një takim të ministrave të jashtëm të BE.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin çek “të pashembullt” dhe një “akt armiqësor”.

Departamenti amerikan i shtetit tha se mbështet Republikën Çeke në atë që e quajti “përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve armiqësore  të Rusisë në tokën Çeke”.

Në fillim të kësaj jave, SHBA dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione në kundër reagim ndaj sulmit vitin e kaluar  mbi “Solarwinds”, ndërhyrjes në Ukrainë dhe në zgjedhjet e SHBA në 2020.

Lexoni gjithashtu:

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë, akuzohen për shpërthimin në një depo municionesh ushtarake

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026