Shpresë për Krishtlindje, Evropa nën masa kufizuese, autoritetet nisin programet e vaksinimit
Niveli i të të infektuareve me COVID-19 në shtetet evropiane vijon të mbetet i lartë edhe pse autoritetet theksojnë se masat kufizuese po nisin të japin efektet e para.
Një 24 orët e fundit Franca raportoi për 4005 të prekur dhe 406 viktima.Organi më i lartë këshillues shëndetësor i vendit, rekomandoi një fushatë vaksinimi në pesë faza dhe mbi një bazë vullnetare.
Javën e kaluar, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se programi i vaksinimit do të fillonte në fund të Dhjetorit ose në fillim të Janarit, me kusht që efikasiteti dhe siguria e vaksinave të aprovohen nga rregullatorët.
Vala e dytë e pandemisë duket se po ngadalësohet në Itali dhe masat kufizuese po lehtësohen.Gjatë të hënës u raportua për 16.377 raste të reja dhe 672 viktima.
Kabineti i kryeministrit Conte miratoi një dekret që siguron stimuj të rinj dhe masa lehtësimi për bizneset dhe kategoritë e punëtorëve të prekur nga seria e fundit e kufizimeve. Ndërkohë italianët presin edhe vendimet, të cilat do të përcaktojnë nëse do të lejohen lëvizjet ndër-rajonale, bashkimet familjare dhe udhëtimet për pushime gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Zvicra është duke përjetuar një situatë më të vështirë. Numri i infeksioneve të Coronavirusit në Zvicër, mbi bazë banorësh është një nga më dramatikët në Evropë.
Vendi alpin aktualisht po regjistron rreth 4 mijë infeksione të reja në ditë, sipas të dhënave spitalet në Zvicrën “po arrijnë pikun e mbingarkesës”.
Sa i përket situatës në rajon edhe kryeministri kroat Andrej Plenkovic rezultoi pozitiv me COVID-19.
Në Zagreb këtë të hënë nisën testet falas ne shkolla dhe qëllimi është të testohen 3,000 nxënës dhe mësues.
Edhe në Kroaci kafenetë, baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat mbeten të hapura. Të hënën, Instituti Kroat i Shëndetit Publik raportoi 1,830 raste të reja COVID-19 dhe një rekord 74 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.
Në Turqi, presidenti Erdogan bëri me dije masat e reja kufizuese duke theksuar se shtetrrethimi fundjavës hyn në fuqi të premten në orën 21:00 e përfundon të hënën në orën 5.
Ai shtoi se Turqia do të nis vaksinimin falas për të gjithë qytetarët në dhjetor kur qeveria për fazën fillestare të ketë blerë 50 milionë doza.
Lexoni gjithashtu:
Sfidat e shpërndarjes së vaksinës kundër COVID-19
Hungaria në shtetrrethim, oficerët bashkëpunojnë me ushtrinë dhe njësinë e antiterrorizmit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta