Shqipëria diskutohet për herë të parë në grupin e punës për zgjerimin në Këshillin e BE-së
Pas paraqitjes një ditë më parë nga Komisioni në takimin e nivelit të ambasadorëve të vendeve të BE-së, bisedimet mbi projekt-kuadrin negociues të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së veriut nisën këtë të martë, për herë të parë, në nivelin e përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së që mblidhen në grupin e punës së Këshillit për Zgjerimin, i njohur si Coela.
Kjo shënon në vetvete një datë historike pasi nga ky moment, e deri në ditën e anëtarësimit të vendit, është tashmë ky grup pune që do të merret me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimet e mundshme të Këshillit të BE-së, dhe jo më ai për Ballkanin Perëndimor, që njihet si Coweb, ku tashmë bëjnë pjesë vetëm Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, të cilat kanë mbetur pas në procesin e integrimit evropian.
Burime të Euronews Albania pranë Këshillit të BE-së rrëfyen se gjatë këtij diskutimi të parë mbi dosjen e Shqipërisë, që është tashmë nën shqyrtimin e vendeve anëtare, u njohën përparimet që ka bërë vendi, siç u shpreh njëkohësisht nevoja për të përmbushur të gjitha kushtet e vëna për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, që do të shënojë dhe nisjen zyrtare të negociatave.
Bisedimet, apo negociatat mes vendeve anëtare do të vijojnë tashmë kryesisht në këtë grup pune për zgjerimin, për t’i kaluar më vonë ambasadorëve të BE-së, para marrjes së vendimeve të mundshme në tetor për dy vendet që presin datën e negociatave
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta