Shqipëria humb 0-2 kundër Francës, inagurohet stadiumi i ri

17 Nëntor 2019 | 14:32

Shqipëria është mundur 2-0 nga Franca në transfertën e kualifikueseve për EURO 2020 në Tiranë në “Air Albania Stadium”.

Goli i parë u shënua nga Corentin Telisso në minutën e nëntë të takimit dhe i dyti u shënua nga Antonie Grizman në minutën e 30-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të takimit Kombëtarja e Francës u kujdes që të mos lejonte Shqipërinë të ndërtonte aksione që do u rrezikonin portën.

Ndeshja u mbyll pa incidente. Shqipëria nuk kualifikohet në EURO 2020, pavarësisht përpjekjeve.

Kuqezinjtë ishin pjesë e Grupit H, në kuadër të eliminatoreve së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e ri të kombëtares mblodhi mijëra tifozë kuqezi të cilët mbështetën Shqipërinë, brenda dhe jashtë stadiumit.

Hapja e “Air Albania Stadium” u inagurua me një ceremoni të madhe. Shumë artistë shqiptarë si Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi performuan disa nga këngët e tyre më të dashura për publikun shqiptar.

Himnet e dy ekipeve u kënduan live në stadium. Besa Kokëdhima këndoi himin francez ndërsa Juliana Pasha himnin kombëtar shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026