Shqipëria më e varfra, e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë

18 Qershor 2020 | 20:15

Shqipëria është ende vendi më i varfër në Evropë. Sipas publikimit më të fundit të Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kanë të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. dhënat e Eurostat përgjatë vitit të lënë pas tregojnë së shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares evropiane.

Krahasuar me vitin 2018, vendi nuk ka bërë përparim sa i përket shtimit të të ardhurave për frymë. Shqipëria është edhe më e varfër se Bosnjë-Hercegovina, shtet i cili në vitin 2018 paraqiste nivel të njëjtë me atë shqiptar. 

Nga ana tjetër, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, Shqipëria është e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, duke shënuar vetëm 1% përmirësim nga një vit më parë. 

tabela

Për të dy këta tregues, Luksemburgu është shteti me të ardhurat më të larta për frymë dhe konsum në Bashkimin Evropian. Ndërsa pas Luksemburgut për të ardhurat për frymë në Evropë, vijnë Irlanda, e ndjekur nga Danimarka, Holanda dhe Austria. 

Por, kur vjen puna për konsumin, ndryshon renditja pasi në vend të dytë qëndron Gjermania, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika dhe Holanda, që është në fakt dhe një nga treguesit më real për mirëqenien.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026