Turizmi pas pandemisë, nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët dhe plazhet për hotele

26 Maj 2020 | 06:05

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%. Në mbarë botën, 44 shtete varen nga industria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15 % të peshës së kësaj industrie në punësimin total. 

Nga 1 qershori Shqipëria do të hapë kufijtë me fqinjët të cilët zënë dhe thuajse gjysmën e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri e po kështu për hotelet do të hapen dhe plazhet.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet si një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit.

Sipas raportit të fundit të BERZH, “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia, për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali.

Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Sipas të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën, rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të Prodhimit të Brendshëm Bruto global çdo vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026