Shqipëria nis garimin në Milano-Cortina 2026, Denni Xhepa i 34-ti në Super-G
Delegacioni shqiptar ka nisur zyrtarisht garimin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, i përfaqësuar nga katër sportistë, të gjithë në disiplinën e skive alpine.
I pari që zbriti në pistë për ekipin kuqezi ishte 22-vjeçari Denni Xhepa, i cili garoi në disiplinën Super-G për meshkuj. Xhepa e mbylli garën në vendin e 34-t nga 42 skiatorë pjesëmarrës, me kohën 1 minutë, 31 sekonda e 72 të qindtat, 6 sekonda e 40 të qindtat më shumë se fituesi Von Allmen. Medaljen e argjendtë e fitoi Ryan Cochren-Siegle, ndërsa atë të bronztë Marco Odermatt.
Në këtë disiplinë garoi edhe skiatori me origjinë shqiptare Alban Elezi, i cili përfaqëson Francën dhe u rendit në vendin e 15-të.
Denni Xhepa do të rikthehet në pistë të shtunën, me zbritjen e parë në orën 10:00 dhe të dytën në 13:30. Garat e tjera për delegacionin shqiptar vijojnë më 15 shkurt me slalomin gjigant për femra, më 16 shkurt slalomin për meshkuj dhe më 18 shkurt slalomin për femra.
Në garat e vajzave, vëmendja pritet të përqendrohet te 19-vjeçarja Lara Colturi, e cila po zhvillon një sezon pozitiv edhe në Kupën e Botës, duke u renditur mes dhjetë më të mirave në botë.
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
Shifrat e pabesueshme të Messit
9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë