Shqiptari kërkon të kthehet në burg pas jetës së ‘padurueshme’ me gruan
Një person që ndodhej në arrest shtëpie në Itali është paraqitur vetë në komisariatin e policisë duke u kërkuar që ta kthenin në burg pasi jeta në shtëpi me bashkëshorten i ishte bërë “e padurueshme”.
30-vjeçari shqiptar që jeton në Guidonia Montecelio afër Romës, u është ankuar karabinierëve se “nuk mundej që të përballonte bashkëjetesën me detyrim me gruan e tij”.
I irrituar nga kjo situatë, ai ka preferuar që të largohet dhe të paraqitet në polici duke u kërkuar që dënimin ta vuajë në qeli, thuhet në një komunikatë të karabinierëve.
I riu ishte në arrest shtëpie prej disa muajsh për krime që lidhen me drogën dhe parashikohej që të qëndronte në këtë masë sigurie edhe për disa vite të tjera, ka thënë karabinieri Francesco Giacomo Ferrante në Tivoli për agjencinë e lajmeve AFP.
“Ai jetonte në një shtëpi me gruan dhe familjen, por çdo gjë nuk po shkonte mirë. Më tha; dëgjo, jeta ime në shtëpi më është kthyer në ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, tregon karabinieri për AFP.
Ndonëse u paraqit me vullnetin e tij në polici, shqiptari u arrestua menjëherë për thyerjen e masës së arrestit në shtëpi dhe autoritetet e drejtësisë urdhëruan transferimin e tij në burg.
Masa e sigurisë “arrest shtëpie” ka disa rregullat strikte në Itali duke nisur që nga lëshimi i një deklarate nga personi përgjegjës në banesën ku do të kryhet dënimi.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta