Shtatë të arrestuar për sulmin me thikë në ish-zyrat e Charlie Hebdo
Policia franceze raportoi se ka shoqëruar shtatë persona në lidhje me sulmin me thikë që ndodhi të premten pranë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.
Një person i paidentifikuar lëndoi dy persona duke i qëlluar me thikë.
I dyshuari kryesor përshkruhet të jetë një 18-vjeçar me origjinë nga Pakistani, i cili u arrestua pranë vendngjarjes, ndërkohë që sulmi po trajtohet si terrorist. Gjashtë të tjerët po merren në pyetje.
Ministri i Brendshme e Francës Gerald Darmanin u shpreh të premten se ngjarja “ishte akt i qartë i terrorizmit islamist” dhe se policia kishte nënvlerësuar situatën e paraqitur në zonë.
Sulmi ndodhi teksa në Francë po vijon gjyqi ndaj 14 të akuzuarve se ndihmuan xhihadistët që organizuan sulmin e vitit 2015 në zyrat e Charlie Hebdo-së, sulm në të cilin mbetën të vrarë 12 persona.
Revista satirike njihet për karikaturat kontraverse. Në vitin 2015 ajo trazoi komunitetin musliman me skicime të profetit Muhamed, karikaturat e të cilit u ribotuan së fundmi.
Pas ngjarjes së 7 janarit 2015, Charlie Hebdo ndryshoi zyra, ndërtesa aktualisht përdoret nga një kompani televizive.
Lexoni gjithashtu:
Paris, sulm terrorist pranë zyrave të “Charlie Hebdo”; dy të plagosur
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta