Në nëntor të vitit 2020 vaksina e parë kundër COVID-19 u miratua për përdorim dhe ishte gati të shpërndahej. Deri më tani afërsisht 7.25 miliardë doza të vaksinës janë blerë nga organizata dhe shtete në të gjithë botën.
Por cilat janë vendet që kanë nisur vaksinimin kundër coronavirusit?
Mbretëria e Bashkuar ishte shteti i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech. Vendi nisi vaksinimin më 8 dhjetor.
Gjermania, e cila ka marrë të paktën 150,000 doza të Pfizer nisi vaksinimin më 31 dhjetor.
Spanja gjithashtu ka nisur vaksinimin, por autoritetet thonë se vendi nuk ka mjaftueshëm infermiere për të rritur shpejtësinë e vaksinimit.
Italia është vendi i dytë pas Gjermanisë në Bashkimin Europian me numrin më të lartë të personave të vaksinuar. Autoritetet kanë njoftuar se të paktën 178,939 persona janë vaksinuar.
Në Belgjikë, një grua 101-vjeçare, e cila jetont në një azil për të moshuarit, ishte personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19.
Letonia ka nisur vaksinimin e infermierëve dhe doktorëve. Stafi mjekësor i spitalit universitar të Rigës ishin të parët që u vaksinuan.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron e bëri të ditur lajmin se kishin mbërritur vaksinat përmes një posti në Twitter. Deri më 31 dhjetor në Francë u raportua për 352 persona të vaksinuar.
Jashtë Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Serbia kanë nisur gjithashtu vaksinimin.
Serbia njoftoi se personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19 në prag të Krishtlindjes ishte kryeministrja Ana Brnabic.
Islanda, e cila ka marrë deri më tani 10,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ka nisur gjithashtu fushatën e vaksinimit në vend.
Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka nisur vaksinimin në botë. Deri më tani më shumë se 100,000 persona kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës: më shumë se 1 milionë amerikanë janë vaksinuar që prej 14 dhjetorit në SHBA, i cili ka qenë ndër vendet më të prekura në botë nga coronavirusi.
Kanadaja gjithashtu nisi vaksinimin më 14 dhjetor me vaksinën e prodhuar nga Pfizer.
Stafi mjekësor në Meksikë nisi të vaksinojë qytetarët më 24 dhjetor.
Izraeli është një prej vendeve ku fushata e vaksinimit ka ecur me ritme shumë të shpejta, megjithatë ministri i shëndetësisë njoftoi së shumë shpejt vendi do të ndalojë së bëri dozën e parë të vaksinës, duke shpjeguar se ato duhet të ruhen për dozën e dytë.
Kina, vendi ku u identifikua dhe rasti i parë i coronavirusit, ka vaksinuar deri më tani rreth 4.5 milionë persona me vaksinën e zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm.
Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë të kenë vaksinuar rreth 8 për qind të popullatës.
Danimarka ka realizuar gjithashtu dozat e para të vaksinës për një pjesë të shtetasve të vet dhe ka lajmëruar vonimin e dozës së dytë për t’i dhënë mundësi më shumë qytetarëve të vaksinohen.
Kroacia e kreu vaksinimin e parë më 27 dhjetor, ku iu injektua një 81-vjeçareje.
Numri i shteteve që aplikojnë vaksinimin për COVID-19 është në ndryshim të vazhdueshëm ditor, të dhënat e mësipërme lidhen me informacionet e disponueshme në rang global, që Euronews Albania mblodhi deri më 6 janar 2021.
Lexoni gjithashtu:
Laboratorët privatë me çmim fiks për tamponin e COVID, Autoriteti i Konkurrencës nuk heton
Studimi, 1 në 50 persona në Britani është infektuar gjatë një jave
Mashtrim për vaksinat anticovid, agjencitë hetuese këshillojnë për kujdes