Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, Bullgaria zgjat gjendjen e emergjencës

10 Qershor 2020 | 20:06

Qeveria bullgare ka vendosur të zgjasë gjendjen e emergjencës deri në fund të qershorit dhe shkak është bërë rritja e numrit të rasteve të reja me coronavirus. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Boiko Borisov. Shteti ballkanik nisi lehtësimin e masave të izolimit në mes të muajit mars, duke rihapur restorantet dhe dyqanet.

Borisov u shpreh se qeveria nuk ka planifikuar të vendos masa të reja por u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë distancën sociale. Në vetëm 24 orët e fundit në Bullgari janë regjistruar 79 raste të reja me coronavirus. Ndërsa në total që nga nisja e pandemisë është raportuar për 2889 të infektuar dhe 167 viktima.

Presidentti Macron dhe Kancelarja Merkel ne nje leter drejtuar komisionit evopianbënë thirrje për një koordinim më të mirë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga covid 19 në mënyrë që shifrat të krahasohen nga njëri shtet tek tjetri.

Sa u takon masave të vendeve të tjera në Evropë, Spanja ka deklaruar se maska për fytyrën do të mbetet e detyrueshme në të gjitha hapësirat publike edhe pasi të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme më 22 qershor.  Derisa të ketë një vaksinë apo një trajtim Mesazhi është i qartë  maturi dhe kujdes”, tha një zëdhënës i qeverisë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë përpjekje për të sqaruar një keqkuptim që duket se sugjeron që njerëzit pa simptoma COVID-19 kanë pak shanse të transmetojnë koronavirusin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026