Shtohen të infektuarit në SHBA, rreth 2 milionë të prekur me COVID-19

11 Qershor 2020 | 07:32

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të kalojë shifrën 2 milionë njerëzve.

Të paktën kështu bëjnë me dije të dhënat e raportuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Teksa kanë nisur edhe lehtësimet e kufizimeve, infektimet  e reja në ditët e fundit janë rritur në 21 shtete.

Disa shtete që u rihapën më shpejt janë kthyer në vatra të virusit sikundër Arizona ku autoritetet bënë thirrje që në spitale të aktivizohet plani emergjencë.

Një ditë më parë numri i viktimave arriti në 112,833 ndërsa New York është vendi më i prekur  me mbi 30 mijë të vdekur.

SHBA-të vijojnë të jenë vendi më i prekur në botë nga COVID-19, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia.

Në gjithë botën numërohen mbi 7,3 milionë të prekur dhe rreth 410 mijë viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026