Shtohen ushtarët amerikanë në Rumani

11 Shkurt 2022 | 13:23

Numri i ushtarëve amerikanë të vendosur në Rumani shkoi në 1900. 1000 trupa amerikane zbarkuan në Bukuresht në mesin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi Rumaninë për të mirëpritur trupat amerikane në Konstancë, së bashku me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Qindra ushtarë amerikanë kanë mbërritur tashmë në bazën e tyre të re, të tjerë janë ende duke ardhur. Të gjithë vijnë nga Gjermania.

Rumania, anëtare e NATO-s nga viti 2004, ndan më shumë se 600 kilometra kufi me Ukrainën.

Një javë më parë, 1700 ushtarë amerikanë mbërritën në Poloni, një tjetër vend i NATO-s që ndan kufirin me Ukrainën. Rumania dhe Polonia kanë mburojën raketore amerikane të instaluar në Evropën Qendrore dhe Lindore, një sistem që Rusia e konsideron një kërcënim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026