Shtohet presioni ndaj Serbisë, BE: Të vendosë qëndrimin për luftën në Ukrainë

13 Prill 2022 | 14:55

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, në Beograd ka nisur presioni diplomatik për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e tij pro Rusisë.

Diplomatë të ndryshëm nga kryeqytetet europiane shprehen se Serbia duhet të zgjedhë se cilin drejtim duhet të ndjekë dhe se shteti ballkanik nuk mund të merrte një mesazh më të qartë nga vendi më me ndikim në Bashkimin Europian, Gjermania.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok, tha se çështja e anëtarësimit të Serbisë në NATO është për politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse.

“Nëse dëshironi të bëheni anëtar i BE-së, dhe kjo është ajo që dëshiron Serbia, është një çështje qendrore të mbështesni politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse në këto momente”, tha Analena Berbok.

Qëndrimi i ministres së Jashtme gjermane është mesazhi i parë i dërguar Beogradit se si ai duhet të veprojë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Vota pro në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus, duke përjashtuar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, duket se nuk e ndihmoi mjaftueshëm Serbinë për të ulur presionin që vjen nga Bashkimi Europian.

Sipas qendrës për politikë të jashtme, Suzana Grubjesik tha se nëse Serbia vendosë sanksione ndaj Rusisë do të thotë se janë me Gjermaninë, por nëse ata nuk vendosin do të thotë se janë kundër tyre.

“Politika e re e jashtme gjermane po shkon në drejtimin që Serbia t’i përgjigjet pyetjes shumë të ndërlikuar nëse jeni me ne apo kundër nesh. Nëse vendosni sanksione ndaj Rusisë do të thotë se jeni me ne nëse nuk vendosni, atëherë jeni kundër nesh”, tha Suzana.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundmi ka deklaruar se Serbia që nga fillimi i luftës është ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të mëdha me sanksione, tërheqje të investitorëve dhe ndalim të integrimeve evropiane.

Disa analistë besojnë se Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrohet nga këto presione dhe se do të duhet të vendosë një lloj sanksioni ndaj Moskës.

Sipas ekspertes së politikës së jashtme, Nemanja Sitplija tha se Gjermania dhe Franca po presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme.

“Besoj se BE-ja dhe në radhë të parë shtetet e mëdha anëtare, si Gjermania dhe Franca, presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme, nuk ka pse ta bëjë, të jemi realist, ky është vullneti i Serbisë, por besoj se këto presione do bëhen më serioze”, tha Sitplija.

Edhe pse për momentin duket se Serbisë nuk i intereson sundimi i ligjit, dhe as marrëdhënia me Prishtinën por rëndësi ka vetëm raporti me Moskën, analistët mendojnë se presioni i fortë mbi Beogradin ende nuk ka nisur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026