Shtohet zemërimi i qytetarëve në shumë shtete evropiane për masat anti-COVID

11 Prill 2021 | 09:35

Pavarësisht se në fuqi vijon të jetë izolimi, me qindra qytetarë u mblodhën në Vjenë për të protestuar kundër masave kufizuese.

Sipas policisë rreth 300-500 njerëz ishin pjesëmarrës në protestë. Ata brohorisnin duke kërkuar që kancelari Kurz të largohet.

Policia ngriti barriera për të parandaluar protestuesit nga marshimi drejt qendrës së qytetit.

Disa demonstrues  u përpoqën të thyejnë barrierën mbrojtëse ndërsa disa prej tyre u arrestuan.

Zvicër

Zemërimi ndaj masave kufizuese vijon edhe në Zvicër.  Policia prishi një tubim të vogël të paautorizuar,  i parashikuar në monumentin Tell në Altdorf.

Policia e kantonit e bëri të qartë paraprakisht se asnjë tubim nuk do të tolerohej dhe kontrolloi rrugët e hyrjes në Altdorf si dhe njerëzit që mbërrinin me transport publik.

Demonstruesit, të cilët  u mblodhën para mesditës mbanin pankarta të vogla.

Oficerët e policisë u kërkuan disa herë qytetarëve  të largoheshin nga sheshi. Mbi 100 persona u kthyen nga policia për të mos marrë pjesë në marshim.

Rumani

Edhe në rrugët e Bukureshtit me qindra qytetarë protestuan kundër masave kufizuese të vendosur nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

Grupe të ndryshme pushtuan Sheshin e Fitores dhe zonën pranë Universitetit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj izolimit, shtetrrethimit dhe mbylljes së bizneseve masa që hynë në fuqi në fund të marsit.

Shumë prej demonstruesve mbanin në duar flamurin rumun dhe brohorisnin, liri, poshtë qeveria.

Ndërsa, spitali Ortopedik në Bukuresht brenda natës u kthye në një njësi mbështetëse e koronavirusit, pacientët dhe të afërmit protestuan ndaj procesit të transferimit të shpejtë dhe procesit.

Ata shfaqën  pakënaqësinë e tyre rreth evakuimit të nxituar në orët e vona të mbrëmjes pasi qeveria caktoi spitalin një njësi për pacientet me COVID.

Francë

Aktivistët nga lëvizja globale e drejtësisë Attac organizuan  një shfaqje në stacionin e metrosë Bercy në Paris për të nxjerrë në pah pabarazinë në rritje të shkaktuar nga pandemia.

Shoqata po bën thirrje për vendosjen  e taksave për njerëzit më të pasur dhe fitimet e papritura të kombeve të mëdha.

Lexoni gjithashtu:

Protesta në Finlandë, Norvegji dhe Danimarkë për masat anti-COVID, 20 të arrestuar

EMA deklaron se ‘mpiksjet e gjakut’ duhet të listohen si një efekt anësor “shumë i rrallë” i AstraZeneca

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026