Përhapja e variantit të ri të COVID-19, Britania shtrëngon masat për Krishtlindje

20 Dhjetor 2020 | 08:13

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi këtë të shtunë se plani për të lehtësuar kufizimet e COVID-19 gjatë Krishtlindjeve nuk do të zbatohet për shkak të një rritje të numrit të të infektuarve me një variant të ri të virusit vdekjeprurës.

“Me keqardhje të madhe më duhet t’ju lajmëroj që nuk mund të vazhdojmë me festimin e Krishtlindjeve siç e kishim planifikuar. Si kryeministër i vendit është detyra ime të marr vendime të vështira dhe të bëj çka është e duhur për të mbrojtur shtetasit e këtij vendi. Nuk do të ketë lehtësim masash deri në janar kështu që është shumë e rëndësishme që njerëzit të respektojnë rregullat”, tha kryeministri Johnson.

Londra dhe Juglindja e Anglisë, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, ndodhen aktualisht në nivelin e 3-të të rrezikshmërisë dhe kufizimeve nga COVID-19, dhe tashme do të vendosen në nivelin e 4-t.

Njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve të nevojshme si, vajtja në punë, teksa të gjitha dyqanet e utiliteteve jothelbësore do të mbyllen, sikurse edhe baret restorantet dhe aktivitetet të tjera në ambiente të mbyllura.

Ditën e premte Johnson deklaroi se shpresonte që Anglia nuk do të kishte nevojë për një izolim të tretë pas Krishtlindjeve dhe se do të ishte “çnjerëzore” që të mos lejohej festimi I Krishtlindjeve.

Banorët që jetojnë në zonat ku është vendosur niveli i 4-t i rrezikshmërisë nuk do të lejohet të udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve, ndërsa në zona të tjera të vendit, njerëzit do të lejohen të udhëtojnë për t’u takuar me familjen dhe miqtë vetëm për një ditë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna në mbrëmje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026