Shtrenjtohet bulmeti, shkak kostot e lëndëve të para dhe rënia e prodhimit vendas

9 Gusht 2022 | 17:22

Çmimi i bulmetit është rritur më shumë se 10% këtë muaj. Kompanitë e përpunimit thonë, se shkak për shtrenjtimin janë bërë lëndët e para, që po vijnë me kosto më lartë nga jashtë. Mbi këtë argument, një shishe qumështi 1.4 litra shitet 200 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik.

Shtesa përfshin edhe artikuj të tjerë të ambalazhuar, duke rritur drejtpërdrejt kostot e jetesës në familjet shqiptare.

Nga qershori i vitit të kaluar çmimet janë rritur gradualisht, deri në 19% për grupin e bulmeteve, ndërsa vendi përballet pas çdo viti edhe me uljen e numrit të lopëve e deleve.

Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026