Shtyhet formimi i qeverisë afgane, vijojnë luftimet në Panjshir
Afganët janë ende në pritje të formimit të qeverisë së re, tri javë pasi talebanët rrëmbyen pushtetin dhe raportimeve të një konflikti që vijon në Luginën Panjshir.
Duke raportuar nga Kabuli, korrespondentja ndërkombëtare e Euronews Anelise Borges shpjegon se ajo mbetet provinca e vetme e vendit që nuk ka rënë në duart e talebanëve.
Rezistenca po drejtohet nga forcat e Ahmad Massoud, djali i një luftëtari të njohur që u kthye në hero kombëtar pas luftimeve kundër talebanëve në vitet ’90. Shah Massoud u vra në një sulm kamikaz në 2001.
Në rrjete sociale po qarkullon lajmi se talebanët kanë marrë në zotërim provincën, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar, ndërsa një banor i Panjshir i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Zv-presidenti Amrullah Saleh ndodhet për momentin në Panjshir dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të njohin atë pjesë të vendit si pushtetin e vetëm legjitim të Afganistanit.
Por, deri më tani e gjithë bota i ka pasur sytë nga talebanët dhe lëvizjes së tyre të ardhshme.
Shpallja e qeverisë së re, e cila ishte planifikuar se të ndodhte të premten, ende nuk është bërë.
Të premten, korrespondentja e Borges arriti të sigurojë një listë prej 13 emrash, të cilët ka të ngjarë të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.
Në listë përmenden Mullah Abdul Ghani Baradar, me shumë mundësi kryeministri ardhshëm, si dhe Sheikhu Hibatullah Akhundzada, që mund të emërohet si lideri suprem i Emiratit Islamik të Afganistanit nën regjimin e talebanëve.
“Jemi ende në pritje të konfirmimit”, raportoi Borges të shtunën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta