Shtyhet gjyqi i Sarkozy. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion për fushatën e vitit 2007
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shfaq shkurtimisht të hënën në gjykatë, për t’u përballur me procesin ku akuzohet për korrupsion.
Seanca nuk zgjati shumë pasi gjyqtarët pezulluan dëgjimin e dëshmitarëve deri të enjten, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të një prej të pandehurve.
Prokurorët e akuzojnë Sarkozy se i ofroi një vend pune në Monako gjyqtarit Gilbert Azibert, në këmbim të informacioneve të rezervuara për hetimin mbi të dhe se ish-presidenti kishte pranuar pagesa ilegale nga trashëgimtarja e kompanisë “L’Oreal”, Liliane Bettencourt për fushatën e vitit 2007.
Sarkozy, që udhëhoqi Francën nga viti 2007 në 2012, ka mohuar çdo shkelje gjatë hetimeve të kryera mbi të. Ai dhe partia e qendrës së djathtë, Republikanët, thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta