Shtyrja e fashës 800 KW, eksperti: Vendimarrje individuale e Ramës
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se fasha 800 KW do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.
Ndërkohë, eksperti i energjisë Lorenc Gordani, është shprehur se Rama dha një vendim individual dhe sipas tij në këtë vendim nuk kishte as dialog dhe as konsultim me grupet përkatëse.
“Ajo që pamë ishte kryeministri që shpalli vendimin, nuk pamë dialog, nuk pamë konsultim. Grupi i punës duhet të kishte bërë studim dhe duhet të kishte qenë pjesë e debatit. Nuk kishte asnjë dëgjesë publike. Shqetësimi që kam unë është se patëm një vendimarrje që do të kthehet në një efekt boomerang. Ishte një vendimarje individuale”- tha ai.
Gordani theksoi se shqetësimi i tij është vendimi individual që mori Rama, ndërsa theksoi se tashmë ekspertëve iu mbetet vetëm të konsistojnë.
“Shqetësimi im në lidhje me vendimin që mori Rama ka të bëjë me procedurën e ndjekur që është individuale. Ne na mbetet vetëm të konsistojmë. Të gjithë qytetarët shqiptarë, grupet e interesit duhet të kenë mundësi të ketë reportin në dorë”- deklaroi eksperti.
Më tej ai nënvizoi: Kemi mungesë të rëndësishmja të informacionit për të gjykuar në mënyrë objektive mbi të dhëna objektive. Kemi pasur disa reshje, por nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë të jashtzakonshme në kaskadë.
Ka një gjë të saktë dhe pozitive, nuk ka pse të vendoset një tarifë nëse nuk ka pasur rëndim të buxhetit të KESH.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta