Shumë nxënës në Itali, Greqi e Çeki u rikthehen bankave të shkollës, fëmijët spanjollë mësim në breg të detit
Prej muajsh larg bankave të shkollës, zilja e mësimit është dëgjuar për shumë nxënës që janë rikthyer fizikisht në klasa, ndonëse duke respektuar masat anti-COVID.
Me lehtësimin e masave në rajonet italiane, rreth 6.6 milionë nxënës nga 8.5 milionë rikthehen në shkolla. Pothuajse një milion më shumë se javën e kaluar. I vetmi rajon që shkon kundër trendit është Sardenja, ku do të vijojë mësimi në distancë.
Vetëm fëmijët e kopshtit dhe shkollës fillore do të jenë prezentë fizikisht. 87% e nxënësve të shkollave mesme do të jenë në klasë, ndërsa vetëm 38% e të rinjve do të jenë në gjendje të ndjekin mësimin me alternim.
Duke nisur nga kjo e hënë pas 5 muajsh edhe në Greqi u rihapën shkollat e mesme. Nxënësit dhe mësuesit do të mbajnë maska dhe do të kryejnë të paktën dy teste në javë (çdo të hënë dhe të enjte). Ata që shkojnë në shkollë do të duhet të kenë provën e një testi negativ COVID-19 që merret në platformën online. Testimi është i detyrueshëm edhe për ata që janë vaksinuar. Këta janë muaj të rëndësishëm për ata nxënëse që duhet të japin provimet për në universitet. Greqia ka qenë nën kufizime që nga fillimi i nëntorit. Vetëm shkollat e arsimit special kanë mbetur të hapura që nga ajo kohë.
Çekia u bashkohet shteteve që lehtëson masat kufizuese, e me dhënien fund të situatës së emergjencës shumë fëmijë kthehen në klasa. Nxënësit çekë janë përballur me mbylljet më të gjata të shkollës në Bashkimin Evropian. Nxënësit nga klasa e 1- në të 5 kthehen në shkollë. Rihapja është e kujdesshme gjimnazet e universitetet do të vijojnë mësimin online. Republika Çeke ka qenë një nga vendet e goditura nga COVID-19, ku qeveria është kritikuar se veproi shumë vonë për të frenuar epideminë.
Edhe Sllovenia heq shtetrrethimi dhe parashkollorët dhe shkollat fillore janë vendosur të rihapen, së bashku me galeritë, muzetë.
Ndërsa disa fëmijë në një rajon të Spanjës po shijojnë edhe një ëndërr, mësojnë në breg të detit.
Fëmijët të pajisur me maska ulen në bankat e gjelbra të vendosura mjeshtërisht në mes te rërës, disa mësojnë e disa luajnë.
Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si “Ajri i freskët”, i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta