Shumë takime dhe pak progres, Samiti i Berlinit peng i konflikteve mes vendeve të Ballkanit
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Ai ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.
Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”. Por, edhe pas 7 vitesh takime periodike, procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet i bllokuar.
Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia e Veriut. Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor. Një histori suksesi deri tani në këtë proces është heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Projekti kryesor që synohet të arrihet me procesin e Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, i cili është miratuar në Sofje në vitin 2020. Përmes këtij projekti, deri në vitin 2024 synohet që brenda rajonit të arrihen katër liritë e BE-së: lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.
Aktualisht, një nismë tjetër e quajtur minishengeni ballkanik, që synon arritjen e katër lirive të njohura në BE është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, por që kundërshtohet nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
Financime të shumta janë dhënë për projekte të përbashkëta të cilat janë realizuar shumë pak. Në 2019, 700 milionë euro janë vënë në dispozicion nga BE për tetë projekte të reja infrastrukturore, ku 180 milionë prej tyre ishin grante. Përfituesi më i madh ishte Maqedonia e Veriut, e cila konsiderohet si “shembull i ndritshëm” për të gjithë rajonin për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen emrit. Vendet e tjera mbeten prapa thithjes së këtyre investimeve edhe për shkak të kapaciteteve të dobëta projektuese. 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon nga BE u lançuan pak kohë më parë në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, por ky plan sipas tij nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal.
Konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit. E ndërsa ky do të jetë takimi i fundit me iniciatoren e këtij Procesi, Angela Merkel e cila në vjeshtë mbyll karrierën e saj politike, pritet të shihet se cili do të jete fati i kësaj nisme.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta