Si do të ndikonte fitorja e Biden apo Trump tek NATO?  

5 Nëntor 2020 | 23:32

Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Europë po presin me padurim rezultatin e zgjedhjeve presidenciale pasi marrëdhëniet transatlantike janë ftohur disi që me ardhjen e Trump në pushtet.

Disa aleatë europianë ishin të shqetësuar që në fillimet e mandatit të tij pasi Trump e cilësoi aleancën si “të vjetruar”, e për vendet që ndjejnë kërcënime në kufijtë e tyre nga shtete si Rusia apo Turqia, deklarata ishte mjaft e rrezikshme.

Trump u tërhoq nga komenti i tij pas një takimi në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, në 2017 dhe tha se në fakt aleanca “nuk ishte më e vjetruar”.

Qasja e tij nuk ka qenë gjithmonë më e mira për unitetin e kontinentit, thotë analistja spanjolle Carlota García Encina për Euronews.

“Ajo që ka bërë Trump këto 4 vite është që i ka dhënë epërsi marrëdhënieve bilaterale kundrejt atyre multilaterale dhe kjo është diçka që krijon ndasi në Europë. Ai ka fuqizuar lidhjet në fushën e mbrojtjes me disa vende të Europës Lindore si për shembull me Poloninë por jo me të tjerat. Nëse fiton Trump, kjo do të bëhet edhe më e theksuar”.

Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të tërheqë personelin ushtarak nga Gjermania pasi i kërkoi Europës që të kontribuonte më shumë për NATO, një akuzë që ua ka drejtuar vazhdimisht aleatëve.

Nëse zgjedhjet do i fitonte Biden, gjërat mund të ishin shumë ndryshe për NATO. Administrata e tij mund të akordojë më shumë fonde drejt organizatës në mënyrë që të luftohet atë që ai e sheh si kërcënimin më të madh ndaj Perëndimit: Rusinë.

“Joe Biden nuk do që t’i bëhet barrë aleatëve europian. Ai thotë se do jetë shumë i ashpër me Rusinë dhe kjo do të thotë që ai ka nevojë për NATO”, përmbylli Encina.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026