Si funksionion sistemi anti-raketor i Izraelit, që Hamas e nxori “jashtë loje”
Goditja me qindra raketa nga Hamas të zonave të populluara të Izraelit ka vënë në pikëpyetje sistemin e mbrojtjes ajrore të shtetit hebre, i cili ka investuar aty miliarda dollarë. E quajtur “Kupola e Hekurt”, ajo ishte planifikuar të mbronte civilët vendas nga raketat që lëshohen nga Rripi i Gazës. Dhe deri më 7 tetor kishte performuar shumë mirë, me një bilanc të shkatërrimit të 90 për qind të raketave që ishin drejtuar për në Izrael.
Por si funksionin “Kupola e Hekurt”?
Në momentin që një raketë e armikut lëshohet, është fillimisht sistemi i radarëve që e identifikon dhe e gjurmon atë. Më pas një “sistem kontrolli” përcakton pikën e kundër-goditjes dhe menjëherë niset një raketa mbrojtëse që të shkatërrojë raketën e armikut. “Kupola e Hekurt” është programuar që të injorojë ato raketa, trajektorja e të cilave nuk bie në zona të banuara.
Deri më tani krenari e industrisë së mbrojtjes së Izraelit, garancia mbi këtë sistem po shihet me dyshim. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar tek ajo 2.6 miliardë dollarë, çka tregon për kostot e jashtëzakonshme të krijimit dhe të mirëmbajtjes së “Kupolës së Hekurt”.
LEXONI GJITHASHTU:
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane